Tensione para Kryeministrisë, policia heq çadrën e ngritur nga aktivistët e “Shqipëria Bëhet”
Policia e Shtetit ka ndërhyrë në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, duke larguar çadrat që ishin vendosur më herët nga aktivistët.
Sipas raportimeve, gjatë ndërhyrjes janë shoqëruar disa protestues, ndërsa situata në sheshin para Kryeministrisë është tensionuar. Në pamjet e publikuara shihen momente përplasjeje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku policia ka përdorur forcë për të larguar dhe shoqëruar pjesëmarrësit në protestë.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me numrin e personave të shoqëruar apo arsyet e ndërhyrjes, ndërsa zhvillimet po ndiqen nga afër.
KOHA JONË SONDAZH

