Teprica kreditore e TVSH – Kushtet dhe afatet, Kur biznesi ka të drejtë të kërkojë rimburisim?
Tatimpaguesit ka të drejte për të kërkuar rimbursimin e TVSH-së, në rastet kur ka të mbartur tepricën kreditore për 3 muaj radhazi dhe shuma e TVSH-së e kërkuar për t’u rimbursuar të jetë më e madhe se 400.000 lekë. Për eksportuesit nuk përbën kusht numri i periudhave tatimore për të cilat ata rezultojnë me tepricë kreditore, por vetëm që kjo tepricë të jetë më e madhe se 400 000 lekë.
Për tatimpaguesit eksportues, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, ndërsa për tatimpaguesit që nuk kategorizohen si eksportues, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
Tatimpaguesi duhet të plotësojë në formë elektronike, nëpërmjet llogarisë së tij në sistemin e tatimeve, “Kërkesë për Rimbursim” e shfaqur në nënmenunë “Kontabilitet”, dhe më pas të ndjekin të gjitha procedurat.
Kërkesa për rimbursim nga bizneset nuk pranohet në rast se verifikohet se nuk janë plotësuar kriteret. Në këtë rast tatimpaguesi njoftohet zyrtarisht sipas formularit përkatës të miratuar për këtë qëllim. Tatimpaguesi mund të paraqesë një kërkesë të re për rimbursim sipas rregullave të mësipërme, vetëm pasi të ketë rregulluar situatën dhe të ketë eliminuar shkaqet për të cilat nuk iu pranua kërkesa e mëparshme.
Nëse kërkesa për rimbursim rezulton me risk për rimbursim, Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së në DPT, e dërgon në drejtorinë rajonale ku është regjistruar tatimpaguesi për kontroll nga zyra ose kontroll në vend para se të rimbursohet.