Tërheqja e kandidatit të PSD në Vlorë, Berisha: Rama nuk e merr mandatin
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetin social “facebook”, ka hedhur akuza të forta mbi Kryeministrin Rama mbi listën e kandidatëve në Vlorë.
Duke komentuar dorëheqjen e kandidatit për deputet të PSD-së në Vlorë, Leonard Beqiri, Berisha është shprehur se vendimi për dorëheqjen e tij erdhi si akti kurbani nga ana e kryeministritRama.
Sipas ish-kryeministrit, Rama e bëri këtë me qëllim që ky i fundit të fitojë mandatin e tij si deputet, pasi ndodhet i gjashti në listë.
Mesazhi i Berishës
A do ta fuse dot Leonard Beqiri, Ramen ne Parlament ? Te dashur miq, dje pas tratativash intensive, ne nje akt kurbani per Edi Ramen, Leonard Beqiri papritmas dha doreheqjen si kandidat per deputet i PSD. Kjo doreheqje, qe ra si rrufe ne qiell te hapur, ka vetem nje qellim; rritjen sado pak te shanseve per Edi Ramen, i gjashti ne listen e PS, per te marre mandatin e deputetit. Ne te vertet, me gjithe vetesakrifikimin e Beqirit, Rama prap se prap duket i pashprese pasi ne tre polle paralele, ate te PD, LSI dhe vet pollin e PS, Rama nuk merr mandatin e deputetit dhe mbetet jashte parlamentit njelloj si Ramiz Alia ne vitin 1991! sb