Tërhiqet papritur nga gara kandidati i FRD, shkon tek…

6 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit, Astrit Kuçi, kandidat për deputet i FRD-së në zonën e Pukës, ka deklaruar tërheqjen nga gara.

Përfaqësuesi i FRD-së, pjesë e listës për qarkun e Shkodrës, shprehet se pas tërheqjes ka vendosur të mbështesë PS-së në këto zgjedhje dhe kandidatët e saj në Pukë. Mësohet se Kuçi është kryetar i FRD-së në Pukë.

Në një prononcim për Puka Televizion, Kuçi tha se është në mbështetje të kandidatit socialist Paulin Luli dhe madje i bëri thirrje edhe simpatizantëve të tij të votojnë për Lulin.

“Unë, Astrit Kuçi, kandidat i Fryma e Re Demokratike për deputet jap dorëheqjen nga kandidimi në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste Paulin Luli. Ftoj të gjithë anëtarët e FRD-së dhe simpatizantët, dhe votuesit që janë prononcuar për mua, të mbështesin kandidaturëne z.Luli”,- u shpreh Kuçi.

SHKARKO APP