“Tërmeti Aurela” sot në 20:30 në sheshin “Skënderbej”, Veliaj: Sot vërtetohet cilësia e punimeve  

 Sheshi i ri “Skënderbej” është kthyer jo vetëm në një vend tërheqës për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe turistët e huaj që kanë shfaqur interes për ta parë atë nga afër, por edhe në një hapësirë e denjë për aktivitete artistike. Pas hapjes madhështore dhe koncerteve të organizuara në tre ditët e para, në skenën e sheshit “Skëndërbej” do ngjitet sot këngëtarja e njohur e muzikës popullore dhe asaj të lehtë, Aurela Gaçe, e cila do mbajë një koncert të sajin.

 Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili fton qytetarët që të ndjekin nga afër perfomancën e Aurelës. “Jam shumë i lumtur që sonte në sheshin Skënderbej do kemi një Vlonjate puro. P.S Pas ‘tërmetit’ që shkakton Aurela, asnjë skeptik nuk do të ketë më dyshime për cilësinë e punimeve 🙂 #MosEHumb #20:30”, shkruan Veliaj në facebook.

 Në tre netët e para sheshi “Skëndërbej” ka pritur tre koncerte, fillimisht ai me këngë e valle popullore nga të gjitha trojet shqiptare, ditën e dytë priti koncertin e tre “mosketjerëve”, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda dhe dje në mbrëmje perfomancën e orkestrës së Radiotelivizionit Shqiptar me muzikë nga filmat e njohur shqiptarë në vite. Natyrisht suksesi i tre netëve të para është një garanci më shumë se edhe sot qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm, do të mbushin sërisht sheshin “Skënderbej”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?