Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend. PS: Duhet shkuar në territor

Debate të gjata kanë shoqëruar mbledhjen e radhës të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës u fokusuan te mënyra se si duhet të zhvillohen dëgjesat me aktorët e përfshirë në këtë proces. Axhenda e takimeve e propozuar nga mazhoranca, që parashikon zhvillimin e dëgjesave në terren me të zgjedhur vendorë, këshilltarë bashkiakë dhe specialistë të administratës lokale, u kundërshtua nga anëtarët e opozitës. Sipas tyre, dëgjesat duhet të zhvillohen në ambientet e Kuvendit dhe jo nëpër qarqe.

Pas një ndërprerje të kërkuar nga opozita, bashkëkryetari Luçiano Boçi dhe anëtarë e opozitës, unanim argumentuan se dëgjesat e shpërndara në disa takime nuk janë zgjidhja më e mirë për diskutimin e një reforme kaq të rëndësishme. Sipas tij, do të ishte më e dobishme që diskutimet të zhvilloheshin në Kuvend, në një debat të zgjeruar ku të përfshiheshin të gjithë deputetët. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës këmbëngulën se procesi duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të dëgjojë drejtpërdrejt njerëzit që punojnë në nivel vendor.

Arbjan Mazniku, theksoi se qëllimi i dëgjesave në terren është pikërisht rritja e numrit të personave që japin mendim për reformën. Ai argumentoi se komisioni duhet të dëgjojë jo vetëm kryetarët e bashkive, por edhe profesionistët që punojnë çdo ditë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Sipas tij, është e domosdoshme që komisioni të dëgjojë specialistë të fushave të ndryshme, si strehimi, pastrimi apo shërbimet sociale, pasi janë pikërisht ata që kanë një pasqyrë të qartë të problemeve që hasen në praktikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Unë kërkoj që të dëgjojmë më shumë njerëz, jo më pak. Ky është takimi i tretë sipas dokumentit që kemi prezantuar dhe nuk mund t’i trajtojmë të gjitha çështjet me të njëjtën vëmendje nëse nuk zgjerojmë rrethin e dëgjimeve. Është shumë e rëndësishme që ky komision të dëgjojë edhe njerëzit që punojnë çdo ditë me strehimin, pastrimin apo shërbimet sociale. Përveç kryetarëve të bashkive, duhet patjetër të dëgjojmë edhe opinionin e atyre që merren drejtpërdrejt me ofrimin e shërbimeve për qytetarët”,-tha Mazniku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mazhoranca propozoi gjithashtu një formulë të ndërmjetme, ku përveç dëgjesave në terren, të organizohen edhe dëgjesa publike në nivel qarku me pjesëmarrjen e qytetarëve, këshilltarëve bashkiakë dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale. Mazhoranca u tregua e hapur që në respekt të kërkesës së opozitës mund të zhvillohen edhe dëgjesa në Kuvend, por paralelisht komisioni do të vijojë edhe me takimet në territor. Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, u ra dakord që dy bashkëkryetarët të mblidhen ditën e nesërme për të miratuar një axhende mujore të qartë për dëgjesat, në mënyrë që të gjithë aktorët e interesuar të kenë kohë të përgatiten dhe të marrin pjesë në procesin e konsultimit për Reformën Territoriale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?