“Terrorizoi Vlorën”, nipi i Zani Çaushit replikë Berishës: Ja pse dola në fushatë për PS-në

Pas akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha bëri në drejtim të tij se ishte iniciues i fushatës elektorale në Vlorë, ka ardhur dhe përgjigja e nipit të Zani Caushit.

Dje Berisha publikoi mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denonconte faktin se si i kërkonin votat socialistët. Andaj, Ervis Çaushaj ka thyer heshtjen, ndërsa i drejtohet Berishës se e ka kapur paniku.

DEKLARATA E ERVIS ÇAUSHAJT
Të nderuar miq dëshiroj që të jap një shpjegim për statusin e postuar nga zoti Sali Berisha. Së pari përkatësia politike e çdo individi është e drejt e një vendi demokratik , nuk është e lidhur me karrigen ku ulesh . Kontributi im për këtë vend është mëse i ditur nga të gjithë qytetarët vlonjat dhe veçanërisht nga personat që duan të punojnë dhe të japin më të mirën për qytetin e Vlorës. Si një qytetar i Vlorës kam rendur drejt bashkëpunimit për ta bërë qytetin tim një vend ku fëmijët tanë të shikojnë një të ardhme të sigurt. Po shkojmë shtëpi më shtëpi të pa trembur dhe me kokën lartë për të treguar se ne jemi ata që mund ti gjendemi pranë çdo individi, ne jemi ata që kemi bërë dhe jemi duke bërë për të ndërtuar Vlorën qe duam. 97 në Vlorë erdhi nga politika që ju bëtë zoti Berisha.

Mos vallë keni qenë ju iniciatori i saj?! Ju ishit ai që vratë në mes të bulevardit katër protestues të pambrojtur, ju ishit ai që shkaktuat Gërdecin. Ju kujtoj që të ktheni kokën mbrapa dhe të shikoni se nuk jam unë personi që kam përkrahur krimin por e luftoj dhe jam duke e luftuar për ta zhdukur plotësisht. Prandaj përpara për të luftuar këta pjella të çmendurisë së diktaturës që ka 27 vjet që mbjell farën e keqe, duke helmuar mendësitë e shqiptarëve dhe duke mos i lënë të ecin përpara!

18985386_301352693623907_1430198495_n

STATUSI I BERISHËS
Ja kush bën fushatën për Edi Ramën në Vlorë!
Nipi i Zani Çaushit, dora vet. Në foto, nr. dy për deputete në Vlore, Vilma Bello, shtëpi në shtëpi me Ervis Çaushin (personi me bluzë blu). Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje doktor! Kjo foto që po të dërgoj është kandidatja për deputet të Partisë Socialist numri dy në listë në Vlorë Vilma Bello. Por shikoni me kë shkon shtëpi më shtëpi për të kërkuar votën?
Personi në krah të saj me blu, i shëndoshë është Ervis Çaushi, nipi i famëkeqit Zani Çaushi, djali i vëllait. Si mund të pretendosh të dalësh në fushatë shtëpi më shtëpi e tu kërkosh votën qytetarëve me këta njerëz që kanë terrorizuar qytetin në vitin ‘97.

Berisha fb

SHKARKO APP