Ters në jetën tuaj? Faji i këtyre 5 objekteve në shtëpi

Feng Shui-t, thotë se për të larguar syrin e keq dhe të heqin tersin nga rruga jonë, mjaftojnë ca rregullime, që të ndjellësh harmoninë dhe suksesin. Sipas kësaj disipline orientale, që ka si objektiv kryesor ekuilibrin e duhur me ambientin, çdo objekt është në gjendje që të kushtëzojë energjinë tonë të brendshme, sidomos në vendet ku duhet të ndihemi komodë. Janë aq shumë gabimet që bëjmë çdo ditë dhe që thyejnë energjinë duke prishur atmosferën. Një objekt i prishur që qëndron në shtëpi prej kohësh, një bimë e tharë, shtrati i pozicionuar gabim. Lista e gjërave që duhen evituar në shtëpi sipas Feng Shui-t, është shumë e gjatë. Po ju japim dhjetë më të zakonshmet, që interferojnë me harmoninë e shtëpisë tënde. Ju japim edhe zgjidhjen bashkë me gabimin.

1. Dysheme të ndryshme brenda të njëjtës dhomë

Metafora e forcës së shtëpisë, sipas Feng Shui-t, këshillohet që të zgjidhet vetëm një dysheme për gjithë shtëpinë ose të paktën për çdo dhomë. Në këtë mënyrë energjia e tërhequr do të jetë e vazhdueshme dhe homogjene.

2. Pasqyra në dhomën e gjumit

Të heqësh pasqyrat nga dhoma e gjumit do ishte ideale për të shmangur energjinë e reflektuar gjatë gjumit, duke na bërë të ndihemi edhe më të lodhur. Por kjo këshillë është paksa e ekzagjeruar. Në këtë rast Feng Shui na propozon një kompromis, duke na sugjeruar të mos i vendosim pasqyrat mbrapa derës, përballë dritares dhe shtratit dhe në çdo rast asnjëherë në dy mure të kundërt, sepse krijohet energji shumë agressive.

3. Shtrate, divanë dhe tavolina me shpatulla nga dera

Ndoshta e ndjeni edhe në mënyrë të pandërgjegjshme për shkak të instinktit të mbijetesës, por askujt nuk i pëlqen të mos dijë se ç’bëhet pas nesh. Ndrysho vendin e mobiljeve me shpatulla pas murit. Nëse nuk është e mundur, vendos pasqyrë përballë, në mënyrë që të shohësh kush hyn e kush del nga dera.

4. Fotografi dhe imazhe shqetësuese

Mund të jenë të bukura, por imazhet me pamje të trishtuar ose të frikshme duhet të hiqen menjëherë nga shtëpia, sipas Feng Shui-t, sepse ndikojnë negativisht në afmosferën dhe humorin e atyre që banojnë në të. Më mirë zgjidh foto me imazhe të gjalla, qetësuese dhe në harmoni me ngjyrat dhe ambinetin e shtëpisë.

5. Objekte të prishura ose jofunksionale

Nëse një objekt është prishur, pse mos ta rregullosh? Nëse jo, hidhe fare! Të kesh në shtëpi sende të prishura mund të ndikojë në harmoninë dhe energjinë e brendshme. Mos humb kohë dhe çoji menjëherë tek tekniku.

 

 

SHKARKO APP