Tetë këshilla për të zgjidhur me sukses sherrin në çift
Tetë këshillat që gjeni më poshtë, nuk vlejnë thuajse fare për çiftet e krijuara “taze”. Sepse në fillimet e një romance të re, çiftet nuk kanë thuajse fare arsye për të adresuar mosmarrëveshjet si konflikte.
Kjo është një kohë kur ju injoroni të metat dhe mbitheksoni vetitë pozitive të partnerit. Atëherë kur marrëdhënia bëhet më “e sigurtë”, portat e konfliktit hapen. Ndaj dhe është thuajse e sigurt se këto tetë këshilla të mëposhtme, duhen fort për çiftet që kanë kaluar ca javë, muaj e sidomos vite së bashku.
Si të trajtoni një konflikt, në mënyrë që të moj ju dëmtojë lidhjen:
1. Mos filloni konfliktin kur keni konsumuar substanca që ndikojnë në mendjen tuaj si alkooli apo ndonjë lëndë narkotike.
2. Mos mbani mëri për diçka dhe të grindeni për diçka tjetër. Tregojini partnerit arsyen e vërtetë përse jeni mërzitur.
3. Lejojeni atë të flasë, mos i ndërhyni derisa ai të thotë atë që ka në kokë dhe kërkoni të njëjtin respekt kur të flisni edhe ju edhe pse dihet se ju do ta zgjasni ca herë më shumë.
4. Mos sfidoni pamundësinë e tjetrit për vetëshprehje dhe ta përdorni atë si një mjet mbrojtës. Dihet që jeni femër dhe keni pasion e mundësi të flisni më shumë…
5. Mos përfshini anëtarët e familjes apo dikë tjerë që tia dëshmojnë atij bindjen tuaj nëse është gabim.
6. Mos u grindni kur njëri prej jush është duke kaluar një periudhë stresi apo ka probleme pune, shëndeti ose tjetër gjë.
7. Mos bëni krahasime me partnerët e mëparshëm, është e shëmtuar.
8. Mos e sulmoni partnerin në diçka që ai nuk mund ta ndryshojë si pamjen fizike, e kaluara e tij, apo inteligjenca.