“The Guardian”: Tirana dhe Prishtina, qytetet turistike të fundjavës

Prestigjiozja britanike The Guardian e ka bërë sërish Shqipërinë pjesë të promovimit turistik. Këtë herë, ajo ka hartuar një listë me dhjetë qytete europiane, që janë perfekte për të kaluar fundjavën. Të gjitha janë të mbushura me ngjyra dhe secila dallohet për veçantitë që mbart.

Është Kotori i Malit të Zi, qyteti që kryeson listën e The Guardian, e cila mbyllet me qytetin Olibia në Sardenjë.

Edhe pse Tirana dhe Prishtinë renditen përkatësisht në vendin e 9 dhe të 8, ato vlerësohen për mundësitë që ofrojnë.

Tiranë, Shqipëri

E këndshme, vibrante dhe plot ngjyra? Tirana është një qytet plot ngjyra, që vuajti për 50 vjet izolimin e një regjimi që ishte më i ashpër se ai i Pyongyang.

Në të gjenden ndikimet otomane, italiane, islamike, staliniste. Por, pas mijëvjeçarit, një pjesë e mirë e apartamenteve u pikturuan me ngjyra të gjalla, duke e kthyer në një nga kryeqytetet më interesante. E gjitha ngjan me një kuti që mban brenda nga të gjitha llojet. Qyteti shtrihet rrëzë malit të Dajtit, i cili është një destinacion shumë i mirë për ngjitjet. Ish-Blloku, dukur një zonë ekskluzive për anëtarët e partisë, sot është zemra e jetës së natës.

Por, në të veç nostalgjisë komuniste mund të gjesh edhe lokale ku pihet kafe e mirë, restorante me ushqim cilësor.

Në të mund të gjeni akomodime edhe për 10 euro nata.

Me British Airways mund të fluturoni direkt për në Tiranë nga Aeroporti Gatwick, por bileta më të lira mund të gjeni nëse rezervoni nga Italia me blu-express.com

Prishtinë, Kosovë

Në kryeqytetin e shtetit më të ri të Europës, ka disa rruguca vërtet të këndshme ku nuk mungojnë ndikimet e traditës turke.

Megjithatë, Prishtina është një qytet që “në këmbët’ e saj do të gjeni energjinë e një popullsie të re.

Në Prishtinë bëhet makjato më e mirë në botë, ndërsa kuzhina është më shumë tradicionale.

Me prezencën e lartë të zyrtarëve të BE-së e OKB-së do të gjeni edhe bare apo restorante që shërbejnë ushqime të kuzhinave të huaja, por edhe bare e lokale të stilit british. Në të mund të gjeni akomodime që shkojnë deri në 12 euro, si në njësitë e tipit hostel.

Klasifikimi vazhdon me destinacione si Plovdiv në Bullgari, Pula nëKroaci, Palanga në Lituani, Ohër në Maqedoni, Alesund në Norvegji, Kania në Kretë.

SHKARKO APP