Thirrja e rëndësishme e KQZ për partitë politike: E patolerueshme, keni vetëm 6 ditë për…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu bën një thirrje të rëndësishme partive politike, për sa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Me anë të një deklarate, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj i kujtoi partive politike se kanë vetmë 6 ditë kohë për të dorëzuar emrat e komisionerëve në qendrat e votimit.

“Në 30 KZAZ s’janë sjellë propozime për komisionerë. Partitë politike të përmbushin detyrimet e tyre, na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet, kjo situatë është e pa tolerueshme”,- tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

DEKLARATA E PLOTE
Vijon të mbetet e patolerueshme situata e emërimeve të komisioneverëve të Qendrave të Votimit nga ana e KZAZ-ve, për shkak të mos dorëzimit të propozimeve nga ana e partive politike që, në zbatim të Kodit Zgjedhor kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KQV-ve.
Nga informacioni i përditësuar, rezulton se 30 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve. Konkretisht si më posht:
1. Qarku Lezhë (4 KZAZ), KZAZ 12, 13,14,15 – Asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
2. Qarku Shkodër (4 KZAZ), KZAZ 2, 3 , 4, 5 – asnjë parti politike nuk ka dorëzuar propozimet.
3. Qarku Durrës (5 KZAZ), KZAZ 21, 22, 23, 24, 25 – I ka dorëzuar vetëm PS, ndërkohë LSI, PD dhe PR nuk kanë dorëzuar asnjë propozim.
4. Qarku Tiranë (7 KZAZ), KZAZ 31, 32, 33, 34, 36, 39, 40– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR .
5. Qarku Elbasan (6 KZAZ)- KZAZ 46 nuk i ka dorëzuar PS, ndërsa KZAZ 47, 48, 49, 50 – nuk i ka dorëzuar PR dhe PD.
6. Qarku Fier (1 KZAZ), KZAZ 56, nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
7. Qarku Korçë (1 KZAZ), KZAZ 67 – nuk i ka dorëzuar asnjë parti politike.
8. Qarku Gjirokastër (1 KZAZ), KZAZ 75– nuk i ka dorëzuar PD dhe PR.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi vetëm 6 ditë nga data e zgjedhjeve, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon partive politike të dorëzojnë menjëherë propozimet për anëtarë të komisioneve të Qendra të Votimit pranë KZAZ përkatëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?