Thirrja në Argjentinë: Messi të (ri) largohet nga kombëtarja

Humbja 3-0 e Argjentinës ndaj Kroacisë ishte një dështim edhe për yllin e kësaj skuadre, Leo Messin. Kritikat në Argjentinë janë të ashpra dhe gazetari i mirënjohur Fernando Niembro, i cili kërkon që 5 herë fituesi i Topit të Artë të heqë dorë nga kombëtarja.

“Messi, u largove nga kombëtarja përpara disa vitesh. Nuk do të ishte keq po ta bëje sërish”, është titulli i opinionit të Niembros, i cili kritikon Messin se është bërë zot i përfaqësueses duke zgjedhur miqtë e tij. Gjithashtu, gazetari e kritikon Messin për faktin që nuk bën diferencën siç bën me Barcelonën.

Frazat më të rënda ndaj Leo Messit janë si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Messi u bë zot i kombëtares argjentinase. Është trajneri i skuadrës sonë dhe vendosi që të fusë në formacion miqtë e tij. Dhe ja ku e keni rezultatin. Një ekip pa forcë, një ekip i fyshkur, një ekip pa zemër. Messi, kërkojmë prej teje që të luash me zemër. Je lojtari më i mirë. Kur ekipi rrëzohet, më të mirit të skuadrës i kërkohet që të japë dhe atë që nuk ka. Ti nuk e dhe. Boll më me mikun tënd Mascherano. Një herë e dhe dorëheqjen nga kombëtarja, nuk do të ishte keq që ta bëje sërish këtë gjë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?