Thoshte se ishte Zot dhe bënte seks me pemën
Një burrë australian nën efektin e drogës është arrestuar pasi bëri seks me një pemë, i tha policëve se është Zoti dhe tentoi të vriste njërin prej oficerëve me distinktivin e policisë.
Mësohet se Kenneth Croëder kishte përdorur flakka, një drogë e re që ka pushtuar kohët e fundit tregun amerikan dhe po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.
Sipas policisë së Melburnit, 41-vjeçari është parë duke vrapuar krejtësisht i zhveshur në një lagje dhe duke bërtitur se është Zoti, para se të bënte seks me një pemë. Kur një polic iu afrua, ai tentoi ta godiste me grusht e më pas ta vriste me distinktivin e tij.
Vetëm ndërhyrja e disa policëve të tjerë bëri të mundur arrestimin e Croëder.