Thyen aksidentalisht byzylykun 34.000 pound, i bie të fikët
Një turisteje në Kinë i ka rënë të fikët pasi aksidentalisht ka thyer një byzylyk me vlerë 34,000 pound ndërsa po e provonte në dyqan.
Gruaja po vizitonte një treg në qytetin Ruili dhe vendosi që të provonte byzylykun. Po kur e hoqi i ra nga dora dhe u përplas në dysheme. Pas thyerjes, pronari i dyqanit i tha se bizhuteria kushtonte 34.000 pound. Turistja ishte aq shumë e tronditur kur mësoi çmimin saqë i ra të fikët.
“Jade” është një bizhuteri luksoze në Kinë dhe një ekspert i pavarur e vlersoi me çmimin 20.700 dollarë. Familja e saj ra dakort për t’ia paguar pronarit këtë shumë parash.
/Oranews