Thyen rregullat, lë lojën banori i parë në Big Brother
Për shkak të thyerjes së rregullave të lojës brënda shtëpisë më të madhe BigBrother Albania 8, një nga banorët është larguar mbrëmjen e djeshme.
Kur ende nuk ka kaluar java e pare e qëndrimit në shtëpi, një nga banorët e këtij edicioni mbrëmë ka lënë lojën. Bëhet fjalë për Edisonin, i cili ka thyer rregullat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Edisoni ka debatuar me Sokolin, me të cilin ka pasur zënka të shpeshta. Pas debatit mes djemve, ka qënë Sokoli që i është drejtuar dhomës së gjumit për të bërë gati valixhen.
Ndërsa ai ka shkuar në dhomën e rrëfimit për të folur me produksionin, Edisoni ka vendosur të flasë me Big Brother, për ti komunikuar se ai nuk mund të qëndrojë në një shtëpi me Sokolin.
Kjo deklaratë është konsideruar si një kusht i vendosur Big Brother-it, ndaj Vëllai i Madh ka vendosur largimin e Edisonit nga shtëpia. Ai është larguar mbrëmë pas mesnate, duke i dhënë fund lojës së tij. /albeu.com/