T’i japim vendin e duhur individit në shoqëri  

Nga Arben Imami –

(Fjalmi në aktivitetin e Fondacionit për Liri dhe Demokraci, “Politika simbolike, një dialog për qytetarin dhe demokracinë”, organizuar  në 25 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha)

Dua ta filloj me një falënderim për stafin e Fondacionit i cili u mor me organizimin e këtij eventi dhe sigurisht të nënvizoj faktin që është punë e tyre. Ashtu sikurse dua të nënvizoj se puna jonë, e bordit është përcaktimi i disa politikave besoj që do të kemi kryer pjesën më të madhe të detyrës që na ka dhënë themeluesi i Fondacionit. Do të kemi rregullisht një konferencë të madhe dhe serioze politike në  dhjetor, do të kemi një konferencë të madhe dhe serioze si kjo. Është shumë më mirë që në të ardhmen të trajtohen çështjet ideologjike. Do të kemi edhe një konferencë që do të bëhet në Shtator dhe do të jetë e përvitshme për temat e ekonomisë. Ky do të jetë shtrati i Fondacionit dhe krahas saj do të merret me trajnim, edukim, politikë, ideologjik, aftësish të këshilltarëve, të rinisë, të çdo anëtari të partisë sipas mundësive që do të kemi. Për të kaluar tek kjo e sotmja.

Do ta nis pak thjesht. Në fakt mund të bëja disa falënderime dhe ta mbyllja por mqse u thanë shumë gjëra dhe mbajta shënime, them le ti evidentojmë të gjitha së bashku. Do ta nis me një mbresë. Problemi themelor kur shtruam këtë konferencë të cilën ma sygjeroi kolegu im Strazimiri si datë, është pyetja Pse?

Unë do të doja ti bëja një pyetje atyre burrave dhe grave që e rrezuan bustin, përse e rrëzuan, përse vajtën tek busti këta njerëz? Po ti shohësh me kujdes, ne gjithëmonë dimë të tregojmë histori, pyetjet e mëdha janë metafizike, se mund të pyesësh. Pse Bota, si të ta shpjegojë Houking por përse nuk ta shpjegon dot. Të gjitha rrëfenjat janë të vërteta dhe janë pjesë e historisë si përshkrim. Përse vajtën atje këta njerëz, përse nuk shkuan diku tjetër këta njerëz, përse 723 djem dhe vajza ishin të gatshëm sepse nuk donin emrin e diktatorin në Universitetin e tyre. E rrëzuan sepse ishte simbol. Mbaj mend datën 21, shkoja në këmbë në punë, eca përmes sheshit. Për herë të parë u ndjeva i lirë në qytetin ku kisha lindur pas 33 vjetësh. Nuk kisha atë peshë e atij monumenti. E pranoi Partia e Punës dhe shoqëria shqiptare, e pranuan komunistët, e pranuan veteranët, e pranuan burokratët, drejtorët, inspektorët e komiteteve ekzekutive, të gjithë e pranuan 12 dhjetorin. Nuk kuptonin që do të kishte ndryshime të mëdha por nuk e pranonin dot 20 shkurtin. U hodhën në një reaksion të ashpër kundrejt 20 shkurtit që tek e fundit ishte hedhja poshtë e disa copave të bronxit, pse? Sepse për simbolet bëhet luftë dhe bëhet luftë shumë e madhe dhe një pjesë e luftrave të sotme në rang botëror nuk janë luftëra të thjeshta, janë luftëra të cilat bëhen për simbolet. Atë ditë ra miti i pathyeshmërisë së komunizmit. Më 12 dhjetor ata nuk e kishin perceptuar.

Kjo është e vetmja rrugë për pyetjet që u bënë dhe nuk shoh asnjë mundësi tjetër. Fakti që u mblodhëm këtë ditë dhe të flasim për rënien e bustit pas 25 vjetësh sepse në vitet e fundit konstatojmë me një keqardhje të madhe shohim medalje e portrete të Enver Hoxhës, ministra që përkulen përpara portreteve të Hoxhës, portrete që dalin prapa kryeministrit, 21 Dhjetori ditëlindja e Stalinit kremtohen në qendër të Tiranës të dikatorit të Bashkimit Sovjetik dhe nuk përkujtohet në asnjë vend tjetër. Në Shqipëri me ndonjë instalacion modern dhe konvengojmë në kuptime apo substance historike që janë të urryera. Pra simbolet kanë ngarkesë por problem është se cilat simbole do të mbajmë. Pra tek ato që janë positive apo do të mbështetemi tek ato të tjerat. Në fakt kemi dy koncepte të ndryshme për historinë. Nuk kemi konsensus për historinë tonë dhe kjo shstë ee turshme dhe kjo përcillet. Po ashtu nuk kemi një pikëpamje për mitet tona dhe ka një grup që thotë që duhen rrëzuar të gjitha mitet. Por në fakt asnjë komunitet nuk ka jetuar pa mite. Puna është do ta rrëzojmë simbolin e Skënderbeut,Nënë terezës, Gjuhës Shqipe për ta mbledhur komunitetin shqiptar pa një symbol, pa një bosht ku të lidhemi?! Apo do të jetojmë në mungesë të plotë të identiteti që të mos njohim as gjyshin?! Këto janë pyetjet që na shtrohen gjithandej dhe jam i gëzuar për këtë evidementin e sotëm. Por po shohim një rigjallërim dhe pot ë mos kishim bërë luftën që kishte bërë opozita, pavarësisht se mund të jetë e kritikushme dhe me problemet e saj, dhe shumë pak intelektualë folën për vendosjen e bustit në nëntor 2014 sepse në ndonjë rreth të humbur mund të ishte vendosur ndonjë bust i vogël i “komandantit të luftës legjendar”.

Të gjitha këto janë akte publike dhe vendosja e një statuje, një 21 Dhjetori, vendosja e këtyre këtyre fëmijëve të mjerë që edukohen të shkojë në varreza e të vendosin grushtin kokës, janë akte publike dhe politike dhe nuk është e fapajshme apo neutral. Simbolet dhe shenjat nuk janë neutral dhe përcjellin atë pjesë të historisë që ne nuk jemi dakord që në fakt si e majta dhe e djathta duhet të kishim qënë dakord që diktatura duhej të ishte dënuar, që Enver Hoxha duhej dënuar. E tha edhe dikush këtu që kanë mbaruar metanarrativat në postmodernizëm dhe kjo mbetet e vetmja rrugë relativiste për ti future jo më si metanarrativa diktaturën, komunizmi si të vetmen mundësi e ideologji jetese por si një pjesë e pafajshme ku mund të jetojmë më liberalizmin, konservatorizmin, me ide e ideologji të tjera. Këto ide po deportojnë kështu kudo dhe këtu e shoh atë vrullin relativist të z Kulluri megjithëse nuk ka qënë i qëllimshëm sepse në të njëjtën mënyrë është përdorur edhe për historinë. Një ish ministër i Jashtëm futi portretin e enver hoxhës në zyrë për faktin se ai kishte qënë për një farë kohe ministër i Jashtëm, derisa u hoq. Kur vajta unë Ministër i Mbrotjes ishte e njëjta gjë dhe ihsin vendosur të gjithë si Beqir Balluku, Mehmet Shehu etj. i hoqa të nesërmen por përsëri nuk kemi bërë sa duhet si ajo që tha Lela që atë të Spaçit ne duhet ta bëjmë.

Sigurisht që edukimi i të rinjve është një problem. Është e vërtetë ku nuk mbahet përgjegjësi për banalitetin e së keqes. Askush nuk del as përgjegjës dhe as hero. Por të gjithë kanë qënë aty dhe shkruajnë kujtime. Dikujt i ka munguar buka, dikujt liria megjithëse ka qënë sipër. Mospërballja e shoqërisë me të keqen është problemi më i madh i joni. Grida Duma shtroi një problem të madh këtu. Po ashtu z Fuga foli për një revolucion të dytë demokratik. Duke e përgatitur këtë, Akili më tha që ju si brez nuk e bëtë detyrën.  I dhashë këtë shpjegim. Ne bëmë një revolucion politik, ndryshuam strukturën politike të vendit, dhe kjo ishte detyra e atij brezi. Për një brez liria edhe mund të humbet dhe çdo brez duhet ta bëjë luftën e tij për lirinë. Pse ne po kthehemi prap në shtampat e vjetra? Pse është e pamundur të ndryshojë hapësira e ligjerimit politik?! Pse jemi në këtë stres, krizë, në këtë gjendje ngërçi?! Lingustik dhe politik. Për arsyen e thjeshtë se megjithëse unë nuk besoj që e shkuara përcakton të tashmen dhe e ka thënë Tokvili tek regjimi i vjetër, që megjithë në Fracë ndryshojë gjithçka por nuk ndryshoi asgjë, çfarë nuk ndryshoi në Francë pa revolucionit?! Centralizmi që u mor nga monarkia në një sistem tjetër. Për këtë arsye që edhe sot centralizimi burokratik në Francë ka ende peshë të madhe. Problem është që ne nuk e kemi bërë revolucionin e dytë që nuk është revolucion social i thjeshtë. Nuk kemi bërë revolucionin individualist.

Ne jemi një shoqëri paraindustriale dhe individi nuk ka vlerë por vetëm struktura ka vlerë. Midis individit dhe strukturës ka gjithmonë luftë. Kjo është e përceptuashme dhe të dyja intetitetet do të mbijetojnë por problemi është se duke mos pasur agjencinë individin, në nivelin e duhur në nuk mund ta shpërthejmë këtë strukturë që na kanë krijuar edhe partitë tona, përfshirë edhe Partinë Demokratike në sensin që ne nuk po i japim në shoqëri vendin e duhur individit. Kjo nuk është vetëm çështje politike apo detyrë e partive politike por edhe e tyre. Kjo është detyrë e çdo individi në këtë vendin tonë të dashur por kaq problematik. Dua të falenderoj të gjithë panelistët që krijuan këtë mjedis shkëmbimi pikëpamjes dhe besoj se do ta vazhdojmë këtë rrugë. Do të përpiqemi të jemi sa më pak partiakë në këtë gjë dhe të kemi sa më shumë kontribute të shoqërisë brenda këtij fondacioni.

SHKARKO APP