Ti vendosësh fëmijës emrin Xhihad, në vendin…
A ka kuptim ti vendosësh fëmijës emrin Xhihad në një vend ku kohët e fundit vuajti sulmet më të rënda terroriste në Europë? Bëhet fjalë për një çift në Francë të cilët vendosën ta quanin djalin e tyre Xhihad. Kryeprokurori i Francës tani i duhet të merret me faktin nëse emri i zgjedhur i referohet autoriteteve në Toulouse.
Nga ana tjetër, një gjyqtar francez për çështje të këtij lloji duhet të japë vendimin për rastin, nëse nuk pranon duhet që ti ndërrohet emri foshnjes. Xhihadi në arabisht do të thotë përpjekje ose luftë, pra as atje nuk nënkupton vetëm luftë. Ligji i ri francez nuk kufizon zgjedhjet e emrave të prindërve për fëmijët, për sa kohë që emri nuk dëmton interesat e fëmijëve kur të rriten. Djali nga Toulouse i quajtur Xhihad lindi në muajin gusht.
Djemtë e tjerë që kanë lindur para këtij dhe kanë emrin Xhihad janë lejuar ta mbajnë. Megjithatë, duhet theksuar se emri xhihadist ose Jihad përdoret kur përshkruhen militantët islamikë, ata që kryejnë sulme terroriste në emër të ISIS. Që nga fillimi i vitit 2015, militantët islamikë vranë më shumë se 230 njerëz në Francë, ku gjendja e jashtëzakonshme mbetet ende në fuqi.
Në vitin 2013, një nënë francezë nga qyteti i Nimes, iu dha një gjobë prej 2000 eurosh pasi dërgoi djalin e saj tre vjeç në shkollë me një bluze që mbante fjalët Unë jam një xhihad bombë, i lindur më 11 shtator. Gjoba në fakt iu dha për shkak se ishin përmendur fjalët bombë dhe 11 shtator por jo për emrin Xhihad.
Ndërsa në vitin 2015, një gjykatë franceze nuk lejoi një çift ti vendoste emrin vajzës Nutella, me arsyen se do shkaktonte të qeshura kur ta thërrisnin njerëzit, kështu emri iu ndryshua në Ella.