Tifozet: Falë nesh bota njohu një Shqipëri tjetër

‘’Falë nesh bota njohu një Shqipëri tjetër”.

Kështu janë shprehur dy tifozet që janë cilësuar si mbretëresha të këtij Kampionati Europian që sapo lamë pas.

Rike Roçi dhe Irid Oxa në një intervistë për prestigjozen ”Corriere” janë shprehur së falë tyre bota ka njohur një Shqipëri tjetër me njerëz të bukur.

Gjatë intervistës, shqiptarja Rike e cila banon prej vitesh në Itali tha se Shqipëria është vërtet një vend i vogël, por me vajza dhe djem shumë të bukur.

Rike Roçi dhe Irid Oxa pushtuan faqet e mediave ndërkombëtare në ndeshjen Francë­Shqipëri, teksa ndodheshin në shkallët e stadiumit në mbështjetje të kombëtares shqiptare.

Ndërkohë ka qenë po kjo gazetë prestigjoze italiane, e cila e ka shpallur Riken si tifozen më seksi të “Euro 2016­”.

SHKARKO APP