Tifozët “pushtojnë” shtëpinë e Salah në Egjipt, futbollisti largohet me ndihmën e policisë

Capture

Mohamed Salah pas eliminimit në Botëror është kthyer në vendlindje për të shijuar disa ditë pushim, por siç duket nga raportimet e fundit futbollisti nuk e kishte llogaritur që mund të përballej me situata të paparashikuara, të cilët e kanë shqetësuar disi.

Papritur rreth shtëpisë së tij në Egjipt qindra tifozë janë mbledhur duke qëndruar jashtë me idenë për të takuar e bërë foto me 25-vjeçarin, por kjo shkaktoi një bllokim të konsiderueshëm të trafikut në zonën përreth.

Menjëherë u angazhua policia e cila mori masa për të mbrojtur shtëpinë e futbollistit dhe për të parandaluar çdo shqetësim, që mund të ndikonte tek ai, derisa mundi të largohej me familjen e tij për të shkuar diku tjetër. Natyrisht, Salah u ndal vetëm disa minuta për të bërë fotografit me tifozët dhe nënshkruar autografe.

salah

Sa i përket Botërorit Salah mungoi në sfidën e parë kundër Uruguait, ndërsa ndaj Rusisë dhe Arabisë Saudite arriti të shënonte 2 gola, 1 ndaj secilit kundërshtar, por që në fund nuk e ndihmuan Egjiptit të kalonte grupin.

SHKARKO APP