Tifozi i Padovas, kontratë para martesës për ekipin e zemrës

Zemra nuk komandohet dot dhe kjo tregohet edhe kur je i dashuruar me  skuadrën të cilën e ke mbështetur që në vegjëli. Një kontratë paramartesore për të ndjekur skuadrën e zemrës, që të mos haste në asnjë problem gjatë martesës, është firmosur vite më parë mes një çifti në Itali. I riu italian Gianfranco Borsatti i ka bërë të fejuarës së tij, një propozim krejt të veçantë. Ishte viti 1997 kur bashkëshortja e tij firmosi kontratën dhe sot pas 18 vitesh ajo e ka respektuar atë me pëpikmëri, pa i nxjerrë asnjë problem të shoqit. Sot 55 vjeç Gianfranco Borsatti sqaron se Orietta i ka qëndruar besnike premtimit për ta lejuar të ndiqte çdo ndeshje të skuadrës së Padovas. – “Unë pranoj që bashkëshorti im të ndjekë të gjitha ndeshjet e shtëpisë dhe ato të transfertës që ai i konsideron të rëndësishme”, shkruante Orietta 18 vjet më parë në kontratën e saj të martesës. Në këtë mënyrë, Gianfranco e ka ndjekur skuadrën e Padovas çdo fundjavë por me një kosto të madhe për të, si për blerjen e biletës, ashtu edhe për udhëtimin. Atij si detyrim i është dashur ta shoqërojë bashkëshorten në koncerte apo mbrëmje teatrale. Një histori e veçantë, që sjell të gërshetuar dashurinë për familjen me  futbollin dhe artin. Një histori

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?