Tirana dhe Shkodra, dy qarqet ku PS, PD, dhe LSI po luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për 1 mandat

Kur procesi i numërimit të kutive po shkon drejt fundit (4582/5362) tre partitë kryesore politike, PS, PD dhe LSI po luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për të marrë nga 1 mandat, respektivisht në Qarkun e Shkodrës dhe në atë të Tiranës.

Konkretisht në Shkodër “beteja” votë për votë po zhvillohet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike se kush do ta fitojë mandatin e 5-të në këtë qark që rrjedhimisht do përcaktonte edhe fituesin.
QARKU SHKODER
Siç konstatohet nga numërimi i 327 nga 421 kutive, PD e ka siguruar tashmë mandatin e 5-të (Nard Ndoka) me një diferenë shumë të ngushtë prej vetëm 3 votash larg nga PS-ja, e cila ka të pestin në listën e saj ka Luan Harushën.

Deri në numërimin e kutisë së 327-të në këtë qark, mandati i 5-të ka kaluar sa tek PD, tek PS duke e bërë mjaft interesante “luftën” e votave mes tyre.

Një tjetër përballje po kaq e ethshme po zhvillohet edhe në Qarkun e Tiranës, po kësaj here mes PD-së dhe LSI-së. Diferenca e votave mes tyre në fakt është e madhe por për shkak të formulës së ndarjes së mandateve këto dy parti po luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” në çdo kuti votimi se kush do ta marrë 1 mandat më shumë.
Qarku TIRANE
Aktualisht në Qarkun e Tiranës janë numëruar 866 nga 1198 kuti votimi dhe pas numërimit të çdo kutie është vënë re një lëvizje e mandatit sa tek PD tek LSI. Momentalisht LSI e ka marrë këtë mandate (Luan Rama, i pesti në listë) por ndryshimet e votave në kutitë e numëruara treguan më herët se ky mandati i ka kaluar edhe PD-së që aktualisht ka 11 mandate të siguruara por që shpreson të marrë edhe të 12-tin (Gerti Bogdani)./BW

SHKARKO APP