”Tirana këto ditë vere”, Rama poston albumin me foto nga festa e Ditës së Verës
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një album fotografish nga atmosfera festive e Dita e Verës në Tirana, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Tirana këto ditë vere”.
Rama publikoi disa momente nga festimet në kryeqytet, ku mijëra qytetarë dhe vizitorë morën pjesë në aktivitetet e organizuara në sheshe dhe rrugët kryesore të qytetit. Në fotografitë e shpërndara shihen familje, të rinj dhe turistë që shijojnë atmosferën festive, muzikën dhe aktivitetet kulturore që shënojnë këtë ditë tradicionale.
Dita e Verës është një nga festat më të dashura në Shqipëri dhe simbolizon ardhjen e pranverës. Tradicionalisht festimet më të mëdha zhvillohen në Tirana dhe Elbasan, ku qytetarët mblidhen për të festuar me koncerte, panaire dhe aktivitete për fëmijë.
KOHA JONË SONDAZH

