Tirana, në radhën e qyteteve që kontribuojnë në zhdukjen e varfërisë
Qytetet mund dhe duhet të luajnë një rol vendimtar në “ndryshimet rrënjësore” të nevojshme për të trajtuar problemin e urisë, kequshqyerjes dhe shpërdorimit të ushqimit, iu drejtua sot Drejtori i Përgjithshëm i FAO, José Graziano da Silva, kryetarëve dhe përfaqësuesve të më shumë se 150 qyteteve nga e gjithë bota që u mblodhën në këtë qytet spanjoll. Tirana, Zagrebi, Budapesti dhe Ljubljana janë ndër qytetet që dërgojnë një përfaqësues në këtë ngjarje.
“Veprimet në nivel vendor janë kyç për arritjen e qëllimit të çrrënjosjes së urisë dhe të kequshqyerjes, duke garantuar sisteme më të qëndrueshme ushqimore të cilat janë gjithashtu më të qëndrueshme ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe sigurojnë një dietë të shëndetshme dhe ushqyese për të gjithë”, theksoi Graziano da Silva gjatë fjalës përshëndetëse përpara përfaqësuesve të qyteteve – nga Mexico City dhe Barcelona, në Kioto dhe Quito – duke marrë pjesë në takimin e tretë të kryetarëve të bashkive në kuadrin e Paktit të Politikave të Ushqimit Urban të Milanos, një angazhim që synon luftimin e urisë dhe mbeturinave ushqimore dhe përmirësimin e të ushqyerit.
Ky është takimi i tretë i kryetarëve të bashkive pjesë të Paktit, pas inaugurimit të mbajtur në Milano në vitin 2015 si dhe atë që u mbajt në selinë e FAO-s në Romë në vitin 2016. Gjithashtu, kryebashkiakët Joan Ribó nga Valencia dhe Giuseppe Sala nga Milano morën pjesë në ceremoninë e hapjes.
Drejtori i Përgjithshëm i FAO vuri në dukje se pas rënies në mënyrë të vazhdueshme për më shumë se një dekadë, uria globale kohët e fundit është rritur përsëri, duke ndikuar 815 milionë njerëz – ose 11 për qind të popullsisë së botës.
Rritja me 38 milion e numrit të njerëzve nga një vit më pare, varet kryesisht nga The increase of 38 million people from a year earlier is largely due to përhapja e konflikteve civile dhe tragjedive natyrore lidhur me ndryshimet klimatike, sipas raportit të fundit të Gjendjes së Sigurisë Ushqimore dhe Ushqimit.
Në të njëjtën kohë, vuri në dukje ai, forma të shumëfishta të kequshqyerjes – mbipesha, obeziteti apo mangësi në mikroushqyes – kërcënojnë shëndetin e miliona njerëzve në mbarë botën.
“Për fat të mirë, qytetet po ndërmarrin veprime dhe po veprojnë ndaj sfidës” tha ai. “Nivelet të larta krijimtarie mund të arrihen nëse partneritetet krijohen me aktorët lokalë, shoqërinë civile, sektorin privat dhe organizatat akademike dhe prodhuese”.
Ai përdori përvojën e tij me Programin Zero Uri në Brazil, i cili largoi 40 milionë njerëz nga varfëria dhe uria. “Një komponent kyç i suksesit ishte pjesëmarrja e qyteteve të mëdha si Belo Horizonte ose Campinas”, tha ai. “Kryebashkiakët e tyre hapën restorante popullore që shërbenin ushqim të balancuar dhe ushqyes me çmime të ulëta dhe qytetet privilegjonin blerjen e ushqimit vendas, duke kontribuar në forcimin e ekonomisë lokale”, shpjegoi ai.
FAO mbështet zbatimin e Paktit
Nënshkruesit e Paktit bien dakord t’i përmbahen parimeve kyçe të tilla si garantimi i ushqimit të shëndetshëm për të gjithë, promovimi i sistemeve ushqimore të qëndrueshme, edukimi i publikut për ushqimin e shëndetshëm dhe ulja e shpërdorimit ushqimor.
Drejtori i Përgjithshëm tha se FAO e mbështet këtë nismë duke ndihmuar në zhvillimin e treguesve për të matur progresin, me një udhëzues metodologjik “të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me qytetet anembanë botës për të siguruar se ai është një mjet i dobishëm” dhe duke vepruar si një forum i pavarur për shkëmbimin e përvojave të suksesshme.
Graziano da Silva bëri thirrje për bashkëpunim më të fortë, duke theksuar se “këto iniciativa kryhen së bashku me rrjetet e qyteteve për të përfituar nga forcat tona përkatëse dhe për të krijuar sinergji”. Ai theksoi përpjekjet e FAO-s për të nxitur dialogun midis parlamentarëve dhe promovimin e programeve të mësimit të ndërsjelltë midis fermerëve.
Graziano da Silva tha se FAO mbështet qeveritë lokale në vlerësimet e sistemeve të tyre ushqimore, në zhvillimin e strategjive dhe planeve ushqimore urbane dhe në përcaktimin e prioriteteve të tyre të investimeve për të forcuar lidhjet me zonat rurale.
Përafrimi i përpjekjeve me Axhendën e Re Urbane të OKB-së
Shefi i FAO theksoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit midis qyteteve të botës për të arritur një urbanizim më të qëndrueshëm dhe promovuar lidhjet ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore midis zonave urbane dhe rurale.
“Ne nuk mund ta pranojmë ndarjen mes zonave rurale dhe urbane, të cilat nuk ekzistojnë më”, tha ai.
“Ne duhet të miratojmë një qasje territoriale bazuar në integrimin e zonave rurale me qytetin. Vetëm qytetet e begata dhe zonat dinamike rurale mund të nxisin ndryshime drejt sistemeve ushqimore të qëndrueshme që na nevojiten për të luftuar varfërinë dhe urinë”, shtoi ai.
Për këtë qëllim, ai bëri thirrje për qytetet nënshkruese të Paktit për të harmonizuar prioritetet me Axhendën e Re Urbane të Kombeve të Bashkuara, një udhërrëfyes për qytete më të qëndrueshme dhe miqësore ndaj banorëve të miratuar në Konferencën III të UN-Habitatit mbi urbanizimin e qëndrueshëm të mbajtur në Quito (Ekuador).
“Axhenda e re bën thirrje konkrete për një planifikim më të mirë urban dhe territorial me synimin për t’i dhënë fund urisë dhe kequshqyerjes”, tha Graziano da Silva, duke shtuar se gjithashtu kërkon koordinim më të madh në mes të politikave ushqimore dhe energjetike dhe atyre në lidhje me ujin, transportit dhe mbeturinave.