Tirana në sytë e fotografit Londinez (FOTO)
Në reportazhin e fundit të Calvert Journal, një guidë kjo për kulturën bashkëkohore të lindjes së re: botës post-sovjetike, të Ballkanit dhe shtetet ish-socialiste të Europës Qendrore dhe Lindore, Shqipëria është quajtur toka e Shqiponjave dhe një vend i bukur argëtues.
Ja çfarë shkruhet për Shqipërinë!
Fotografi dhe shkrimtar Alexander Williamson udhëtoi për në Shqipëri për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij. Fotografitë e marra gjatë udhëtimit në tokën e Shqiponjave janë një eksplorim i qendrës urbane dhe rrethinave rurale të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. “Shqipëria ka kaluar në një tranzicion të shpejtë nga sundimi i liderit komunist Enver Hoxha në një shtet modern”, shpjegon Williamson.
Në fotografitë e tij arkitektura është e epokës sovjetike me simbole fetare.
Ajo gjithashtu kanë shkruar mbi shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare dhe për rolin e tij lartësues për krijuesit brenda shoqërisë së saj: “Shkrimtari është gjithmonë në një farë mase në mërgim, kudo që ai është, për shkak se ai është diku në pjesën e jashtme, i ndarë nga të tjerët”.
Shqipëria: “Toka e Shqiponjave dhe një vend i bukur argëtues”.
Burimi: Calvert Journal/Përshtati: Redjon Shtylla