Tirana nga Kulla e Sahatit, interesim nga turistët për ta vizituar

Kryeqyeti i Shqipërisë në këto ditë gushti krijon përshtypjen e një qyteti të zbrazur dhe pa shumë kuriozitet për t’u vizituar.

Por në zemër të tij fshihen monumente historike me shumë vlera kulturore siç është edhe Kulla e Sahatit.

Ky monument kulture i kategorisë së parë është ndërtuar në vitin 1840, një atraksion turistik, i cili pas restaurimit në qershor të këtij viti, po ngjall gjithnjë e më shumë interes. Interesi ka qenë shumë i madh, si për Kullën e Sahatit ashtu edhe për muzeun. Të dy këto objekte interesin e kanë patur gjithnjë të madh, por me restaurimin është vënë re që rritja është shumë më e madhe, edhe për shqiptarët edhe për të huajt”, thotë Lorena Shele, specialiste turizmi në Bashkinë e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një pamje e mrekullueshme prej këndej. Që prej dy ditësh ndodhem në Tiranë dhe po ndihem mirë, pasi njerëzit këtu janë  shumë miqësore, po kënaqem. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Kam ardhur me nënën time dhe miken time nga Tokio. Unë jam spanjoll”, thotë një turist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në vitin 1970 ndërtesa e Kullës së Sahatit ka qenë pika më lartë në kryeqytet, e ndonëse ndërtimet në Tiranë janë shtuar, sërish pamja që sheh nga kupola të lë mbresa. Turistët mund ta vizitojnë objektet në 6 ditë të javës pa kurrfarë pagese. Krahas Kullës, Muzeu Etnografik i hapur për vizitorët, ofron veshje të punuara me dorë, në mes syrësh edhe me fije ari, të gjitha objekte të zonave të Tiranës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?