Tirana pezull për zgjedhjet, Boçi: Do vijojmë mbështetjen për Binajn, fituam kohë për fushatë
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë, nuk afekton në kandidat, por se mbështetja e opozitës do të vijojë të jetë për aktorin e njohur Florjan Binaj.
”Duhet të presim atë që do parashtrojë Kushtetuesja më 31 tetor dhe do qartësohet gjithçka për pasjen e një date. Nga përvoja ime, data 9 nëntor për Tiranën duket e pamundur. Pezullimi i datës do të thotë dhe pezullimi i datës së fushatës zgjedhore. Marrja e një vendimi në 31 tetor, dikton që pas kësaj datë duhet të ketë një periudhë të re shtyrje prej 30 ditësh për fushatën për datën e re. Kjo nuk e afekton kjo kandidatin që mbështet opozita, Florjan Binaj. Më mirë që kemi më tepër kohë për fushatë”, tha Boçi.
Pse PD duartrokiti vendimin e Kushtetueses, vendime të së cilët më parë i ka vënë në pikëpyetje. ”PD nuk ka duartrokitur për shtyrjen e zgjedhjeve, por për tendencën e Kushtetuese për të vendosur ligjin para tendencave politike, apo shtyrjeve ose ndikimit politik. Mesazhi i shpërndarë në grupin e PS, tregon se kanë njohuri për vendimin”.
KOHA JONË SONDAZH

