Tirana, varri ynë për së gjalli !

 

Brizida Gjikondi

Në asnjë vënd me dy gram shtet dhe demokraci në periudha të ndërmjetme si e tanishmja që kanë të bëjnë me kalimin e administrimit të njësive vendore nga njëra palë në tjetrën nuk merren vendime të tilla si ato që po ndërmerr Kryeministri Rama për ndërtimet HIC të domosdoshme tek hyrja e parkut (të vetmit park) tek Liqeni i Tiranës.

Kryetari i Ri i Bashkisë Tiranës ka deklaruar se do filloj punën në 20 Korrik, ndërkohë që Kryetari me mandat të zhburrëruar zoti Basha nuk ka tagër morale por dhe ligjore të marrë vendime mbi ndërtimet thelbësore, konceptuale për Tiranën, pasi dhe kur e kish dha shëmbullin më kriminal me ndërtimet tek Diga.

Atëherë natyrshëm lind pyetja pse zoti Rama nxiton të marrë vendime pa të zotin e punës, kujt I detyrohet kaq shumë, kujt klani të betonizuesve ose thënë shkoqur të varrmihësve të qytetit tim. Në cfarë plani urbanistik bazohet, kujt i bën sikur thjesht po certifikon një konkurs rutinë ndërkohë po ngul e shton pllakat e varrit në qytetin tonë. Kë shpërfill, pse shpërfill, a bëhen referendume qytetare për kësi llahtaresh dhe dhunimesh ?! Po këta Derra te panginjur betoni që na paskan marrë peng Kryeministrin si nuk po nginjen nga antishqiptarizma me prova një herë vallë, këta derra të panginjur pse nuk investojnë në ngritjen e punishteve, fabrikave, qëndrave sportive, kulturore, po përherë duan lekë, të shpejtë dhe mundësisht me pasoja kriminale.

E trishtë pabesia e Kryeministrit tim, thua se ju sosën hallet.

Në fakt mafia e betonit bën atë që sbën dot populli, pajtimin e palëve të politikës, ironike, cinike harmonia e tyre majtas e djathtas kur bëhet fjalë për beton kriminal, sa të shtirur dhe të neveritshëm janë.

Tirana e fëmijërisë time të shprtit tashmë ngjan me një varrezë informale, të shëmtuar, ku ngjyrat nuk fshehin dot krimin e betonit që sundon nga do.

Pavarësisht se betonin na e zbukurojnë dhe na e shesin për vepër arti, ashtu sin ë varreza, një lapidary brënda nuk fsheh jetë, as nuk zbukuron vdekje.

Tiranës time i mungon, ajri, lulet, pemët, gjethet, aroma e tyre, i mungojnë xixëllonjat.

Kam filluar lodhem nga betejat, ritmi i mafies në këtë vënd është histerik, I kamufluar, i shumë’planshëm.

Tirana, tashmë varri ynë për së gjalli.

Tema

SHKARKO APP