Tiranë – 280 familje marrin lejet e legalizimit

Rreth 280 familje në zonën e njësive administrative 3 dhe 4 në kryeqytet, u pajisën  me lejen e legalizimit.

Kreui Aluiznit, Artan Lame, tha se janë zgjidhur të gjitha burokracitë me të cilat përballeshin qytetarët vite më parë, ndërsa u kujtoi atyre edhe bashkëpunimin me hipotekën për marrjen e titullit të pronësisë.

Artan Lame: “Pasi merrni lejen e legalizimit sot që është dokumenti i pronësisë duhet të shkoni në hipotekë për të marrë dokumentin, tashmë në bazë të vendimit të qeverisë, dhe aplikimin në hipotekë e bën po ALUIZNI, e bëjnë punonjësit tanë”.

Ndërsa ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se janë legalizuar më shumë se 66 mijë objekte informale në të gjithë vendin.

Eglantina Gjermeni : “ Jemi të ndërgjegjshëm që e kemi gjetur Shqipërinë me mbi 400 mijë ndërtime informale. Në pak më shumë se 2 vite, janë legalizuar mbi 66 mijë ndërtime informale”
Në takimin me banorët e tre njësive të Tiranës ishte e pranishme edhe ligjvënësja socialiste Gjylameti, të cilën, kreu I Aluiznit e vlerësoi si deputetet e pakta të interesuara seriozisht për procesin e legalizimeve.

 

SHKARKO APP