Tiranë, BB prezanton të hënën “Raportin Ekonomik për Europën Juglindore”

Banka Botërore do të prezantojë të hënën, në zyrën e BB në Tiranë “Raportin Ekonomik për Europën Juglindore”. Në një njoftim për shtyp, Banka Botërore bën të ditur se, prezantimi rajonal per EJL6-ën, do të bëhet përmes një lidhje me videokonferencë me zyrën e BB në Sarajevë, i cili do të vijoje me raportimin për Shqipërinë dhe me pas me një seancë me pyetje përgjigje nga gazetarët e pranishëm.
Në fund të muajit janar të këtij viti, Banka Botërore , prezantoi numrin e shtatë të raportit gjashtëmujor mbi zhvillimet ekonomike në Evropën Juglindore ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Numri i shtatë i raportit u fokusua në ndikimin e ndryshimeve te klimës dhe zhvillimeve të tjera në rritjen ekonomike të vitit të kaluar, si dhe adreson treguesit të tjerë makroekonomikë dhe parashikimet për të ardhmen e afërt. Raporti u prezantua përmes video lidhjes, me Beogradin nga Gallina A. Vincelette, udhëheqëse e Programit dhe një nga autorët e këtij raporti, i cili evidentoi se, në vitin 2015, rajoni i EJL6-ës pritet rimëkëmbje modeste, me një rritje mesatare të parashikuar prej 1.3 përqind.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?