TIRANË/ Numërohen 546 kuti nga 1198, ja përqindja për PS-PD-LSI
Procesi i numërimit i kutive të votimit, vijon edhe në qarkun e Tiranës. Si qarku i madh në vend ku dalin 34 mandate deputetësh, sipas rezultateve të deritanishme, ka përfunduar numërimi i 546 kutive nga 1198 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 46.01% të votave.
PD vjen e dyta me 32.3% të votave. LSI renditet e treta me 13.08% të votave. Në vend të katërt është PDIU me 3.36% të votave. Ndërsa LIBRA renditet e pesta me 2.21% të votave.
Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 17 mandate; PD 12 mandate; LSI 4 mandate; PDIU 1 mandat.
PS-17 mandate
Elona Gjebrea
Besnik Bare
Oljta Xhacka
Bleriana Gjylameti
Pandeli Majko
Saimir Tahiri
Vasilika Hysi
Ervin Bushati
Orgeta Manasterliu
Fatmir Xhafaj
Rakip Suli
Arben Ahmetaj
Xhemal Qefalia
Sadri Abazi
Ulsi Manja
Klotilda Ferhati
Sadi Vorpsi
PD-12 mandate
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
LSI-4 mandate
Klajda Gjosha
Kejdi Mehmetaj
Floida Kerpaci
Endrit Braimllari