Tjetër incident, qëllohet me armë drejt lokalit të një mbështetësi të LSI-së…

Një tjetër incident është regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit. Sikundër raportohet në fshatin Novosej të Kukësit, një person i paidentifikuar ka qëlluar më armë zjarri pas një konfrontimi me klientët e një lokali.

Mësohet se incidenti ka ndodhur në ambientet e lokalit të shtetasit Dashamir Tocilla, përkrahës i LSI-së. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga të shtënat me armë zjarri, raporton BW.

 Policia është nisur në vendin e ngjarjes për sqarimin e situatës.

SHKARKO APP