Tjetër investim i Bashkisë së Tiranës, rrjet i ri ujësjellësi për zonën e rr. 5 Maji dhe Tregut të Madh

Një investim i rëndësishëm po zbatohet nga Bashkia e Tiranës në rrugën “5 Maji” ku po ndërtohet një rrjet i ri kanalizimesh, i cili do të ndihmojë gjithë zonën shumë të populluar të blloqeve të reja të ndërtesave, Tregut të Madh të kryeqytetit, por edhe për disa zona ku janë ndërtuar banesa private, kryesisht pas viteve ’90.

Mjetet e Bashkisë kanë hapur aktualisht kanalet dhe kanë filluar të shtrijnë tubacionet e reja, të cilat jo vetëm do të shtojnë sasinë e ujit të pijshëm për banorët, por në të njëjtën kohë do të përmirësojnë edhe cilësinë e shërbimit.

Përmirësimi i rrjetit kullues të qytetit është një nga prioritetet e stafit menaxhues të UKT që prej vitit 2016 kur enti i kaloi për administrim Bashkisë së Tiranës.

Për një vit e gjysmë janë ndërtuar disa rrjete të mëdha kanalizimesh që bënë të mundur që të mos përsëriten më skenat e përmbytjeve të lagjeve e blloqeve të kanalit si pasojë e mungesës së investimeve për vite e vite.

 

SHKARKO APP