Tjetër teori konspiracioni/ Ja nga se do shkatërrohet bota në shtator
Bota do të përfundojë pas një muaji, sipas një prej teorive më pesimiste.
Një teoricien i konspiracionit ka nxjerrë edhe një paralajmërim për mundësinë e një planeti misterioz të quajtur Nibiruu që godet Tokën.
Madje shumë njerëz besojnë se “Eklipsi i Madh Amerikan” i kohëve të fundit e paralajmëroi mbërritjen e tij. Edhe pse shkencëtarët nuk kanë paralajmëruar asgjë të tillë.
Kjo teori pretendon se Nibiru do të shfaqet në qiell më 23 shtator 2017 dhe pastaj do të përplaset me Tokën.
Teoria gjithashtu pretendon se të dhënat në lidhje me apokalipin e ardhshëm ishin të fshehura në piramidat e Egjiptit.
Për fat të mirë, NASA nuk beson në ekzistencën e Nibiru, megjithëse ka botuar hulumtime që tregojnë se një botë e quajtur Planet X ose Plani 9 është duke qëndruar në buzë të sistemit diellor.