Tjetër teori konspirative: Fundi i botës fillon në 15 tetor dhe mbaron në …
Nuk është hera e parë që dëgjojmë për diçka të tillë, sipas teorive konspirative “fundi i botës ka qenë afër shumë herë”.
Disa njerëz besojnë se planeti ynë do të dëmtohet dhe shkatërrohet nga tsunamit, tërmetet dhe uraganet, duke filluar nga 15 tetori. Sipas tyre, në planetin tonë për 7 vite “horrorr” gjithçka do të jetë shkatërruar dhe jeta këtu do të përfundojë, transmeton lajmi.net
Teoricienisti Doomsday Dave Meade beson se kaosi do të shkaktohet nga “Planet X” ose Niburu. Konspiracionet e tilla edhe para rreth një muaji kishin pretenduar se bota do të shkatërrohet me 23 shtator, por nuk ndodhi asgjë e frikshme përgjatë kësaj date.
Tani, Meade pret që Niburu ta kalojë tokën, por do të sjellë me vete një numër të katastrofave natyrore, duke përfshirë edhe shpërthime vullkanike. Ai shprehet se tërmeti në Meksikë, përmbytjet në Teksas dhe uraganet në Karaibe e Florida janë të lidhura të gjitha me Planetin X.
“Shtrëngimi”, do të përfshijë gjithashtu “shkëmbimet bërthamore midis SHBA-ve, Britanisë në njërën anë dhe Rusisë, Kinës, Iranit e Koresë së Veriut në anën tjetër”, shprehet Meade.
Sipas tij, për teoritë e tij ka fakte edhe në Bibël. Por, megjithatë, NASA thotë se Planeti Niburu nuk ekziston dhe nuk do të ketë përplasje. Megjithatë nuk shprehen të sigurtë për mos-ekzistimin e një Planeti X.
Pra, siç duket nga ekspertët e NASA-s kjo teori konspirative është “si gjitha të tjerat”, që nënkupton se nuk ka asgjë serioze brenda saj por është përhapur si një gënjeshtër interneti.