Tjetër vrasje, burri masakron gruan me çekiç

Pa u shuar tronditja që la në opinionin publik, vrasja e 53-vjeçarit në Kamëz gjatë grabitjes, një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e kaluar. Mësohet se Bashkim Teli, ka vrarë për vdekje me çekiç gruan e tij, Suzana Shemuni, 58-vjeçe. Mësohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre ku 69-vjeçari qëlloi për vdekjen bashkëjetuesen e tij me çekiç.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit:

Bashkim Teli, 69-vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

SHKARKO APP