Tom Hanks e Rita Wilson bëhen zyrtarisht qytetarë grekë
Tom Hanks dhe Rita Wilson janë bërë qytetarë grekë me të drejta të plota. Lajmi është zyrtarizuar personalisht nga kryeministri grek, Qiriako Mitsotaqis, që ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto, në shoqërinë e aktorit dhe bashkëshortes së tij, që duken krenarë për pasaportat e reja të tyre.
Hanks është në fakt një grek-ortodoks i konvertuar ndërsa Wilson ka origjinë greke. Të dy ata kanë marrë shtetësinë e nderit si mirënjohje për angazhimin gjatë zjarreve të 2018 në Athinë që i morën jetën më shumë se 100 personave.
Tom Hanks është një person që ka dëshmuar interes real kundrejt atyre që kanë vuajtur për shkak të zjarreve dhe e ka vendosur këtë problem në vëmendjen e shtypit ndërkombëtar- kishte shpjeguar dhjetorin e shkuar ministri i brendshëm grek duke paralajmëruar edhe shtetësinë e nderit.