‘Top 3’ këngët më të dëgjuara të festivalit Kënga Magjike (VIDEO)

“Kënga Magjike” është një nga festivalet me jetëgjatësinë më të madhe në vendin tonë. Edhe këtë vit vjen me disa nga artistët më të mirë shqiptarë edhe pse ka ende dhe pak kohë, derisa të prezantohen të gjithë pjesëmarrësit. Deri më tani shumica dërrmuese e këngëve pjesmarrëse janë prezantuar në spektaklin e prezantuesit të festivalit Ardit Gjebrea.

E sipas klikimeve në Youtube kënga më e dëgjuar e këtij festivali është edhe supriza e këtij viti. Në vendin e parë është bashkëpunimi i papritur mes Brunos & Artiola Toskës me këngën “Mirmëngjes Dashni” e cila deri më tani ka kapur shifrën e 2.1 milon klikimeve.

Kënga eshte realizuar në studio e ThreeDots, një krijim i Flori Mumajesit, i cili tashmë është ‘familjarizuar’ me festivalin dhe gjithmonë qëllon në shenjë dhe rrëmben çmimet kryesore të festivalit. ‘Nëntori’ gjithashtu është balada, e cila preku zemrat e shumë njerëzve, një prurje e Arilena Arës, që riktheu dhe një herë në plan të parë zërin e saj dhe ndjeshmërinë të cilën e solli me këngën e saj. Deri tani kënga ‘Nëntori’ ka arritur shifrën e 2 milon klikimeve dhe njëherazi është rivalja më e fortë i këngës  ‘Mirmëngjes Dashni’.

Në vendin e tretë vjen balada e këngëtares Rozana Radi, e cila trajton një temë shumë të ndjeshme të keqtrajtimit të gruas.

Kënga mori kritika shumë pozitive dhe u përkrah shumë dhe derisa tani ka arritur 1.3 milon klikime në Youtube, duke u radhitur e treta në këtë listë të ngushtë.

Nëse nuk do të kemi ndonjë  suprizë tjetër të madhe në prezantimet e këngeve të ardhshme duket se konkurrenca do të jetë mes treshes në fjalë.

 

/Prive.al/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=7CEZF6LKTqk” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=zsNjHBqC1-o” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=WwPWD2ystzQ” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP