FBI/Priten kontrolle të fshehta në shtëpitë e gjyqtarëve dhe ministrave
Kontrollit i befasishëm në banesën e gjyqtarit Shkëlqim Miri, ku iu gjetën 300 milionë lekë, tregoi se akuzat për pasuri marramendëse të gjyqtarëve nuk janë të pabaza. Vetëm ky rast shfaq para opinionit pjesën e errët të pazareve të sistemit në drejtësi. Gjyqtari i dyshuar për korrupsion, nuk është ndër më të rëndësishmit në hierarkinë e drejtësisë shqiptare dhe shuma e madhe e gjetur në banesë ka çuditur jo pak shqiptarët. Edhe në banesën e një biznesmeni nuk mund të gjesh aq para ‘kesh’. Shifra të tilla zakonisht mund të hasen vetëm tek ata që pasurinë nuk e kanë të tyre, por ose e kanë të vjedhur ose e kanë të fituar përmes ryshfetit. Mjafton për një pjesë gjyqtarësh, prokurorësh dhe ministrash apo zyrtarë të lartë të shikoni vilat, makinat, pronat dhe e kuptoni se nuk kanë ardhur nga paga mujore në shtet.
Por rasti i gjyqtarit të Tiranës nuk është i vetmi. Shumë shpejt pritet që të tjerë emra të njohur të drejtësisë dhe ministra të qeverisë të jenë objekt i vendimeve të shpejta të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prej disa kohësh po hetohen lëvizjet e ministrave, zyrtarëve të lartë dhe ish-ministrave. Në shumicë e rasteve, personat e dyshuar kanë eliminuar qarkullimin e parave me anë të sistemit bankar. Mënyra më e mirë për të humbur gjurmët është mbajtja e parave “kesh” në vende të sigurta, zakonisht në shtëpi. Kjo për shkak se sipas ligjit, banesat e ministrave dhe njerëzve të drejtësisë janë, në disa raste, edhe nën ruajtjen e efektiveve të Gardës së Republikës. Pra Garda ruan hajdutët me qizme.
Pritet që Prokuroria e Krimeve të Rënda të zhvillojë kontrolle të befasishme në banesat e disa gjyqtarëve dhe ministrave aktualë. Një burim sekret nga policia e shtetit tregon se po përgatitet një operacion i madh spektakolar për kontrollin e një shtëpie zyrtari të lartë. Kjo në bashkëpunim me FBI dhe prokurorinë e krimeve të rënda. FBI kontrollon gjithçka nga dje.
Për shkak se në hetimet për korrupsion dhe gjetja në kohë e provave ka dështuar jo pak procese, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur që të veprojnë në mënyrë tepër sekrete. Grupi i prokurorëve, pas marrjes së sinjalizimeve, ka bërë gati dokumentet për kontrollin e banesave në disa juristë të njohur dhe me poste të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Por kontrolle do ketë edhe në pronar mediash për shuma të pa deklaruar dhe te fshehura në vilat e tyre, para të ardhura me burim trafikun.
Ndërkohë për ministrat, për shkak dhe imunitetit parlamentar, për ata që janë deputetet, Prokuroria po tregohet më e kujdesshme. Hetuesit kanë mbledhur informacionet e duhur dhe pritet të vihen në lëvizje me kontrolle të befasishme të banesës, për të mundësuar kapjen në flagrancë. Në raste të tilla, veprimi i prokurorisë justifikohet për shkak të veprës penale që dyshohet se është kryer. Pra kur kapen në flagrancë me shuma të mëdha, të cilat rezultojnë të pa deklaruara dhe që vijnë nga burime jo të ligjshme, atëhere arrestimi i çdo ministri dhe zyrtari të lartë, justifikohet dhe gjykata firmos. Parlamenti është i pafuqishëm në raste të tilla.
Kjo lëvizje e prokurorisë synon që të shmang dhe debatin politik, siç ka ndodhur në rastet e mëparshme. Nëse akuzat publikohen dhe shkojnë zyrtarisht në Kuvend, politikanët kanë kohë që të bëjnë “pastrimin” e shtëpisë dhe të fshehin gjurmët.
Pas ndalimit të gjyqtarit me 300 milionë lekë në shtëpi një sondazh nëpër ministri i gazetarit të “Koha Jone”, R. Sh, tregon se 6 ministra kanë lenë zyrat sot dhe kanë ikur me vrap në shtëpi. Po kështu disa gjyqtarë kanë braktisur seancat gjyqësore me argumentin “për dhimbje barku”.
Të gjithë kanë shkuar në shtëpitë apo vilat e tyre dhe siç duket po “pastrojnë” shtëpitë nga moria e milionave euro. Burime koifidenciale tregojnë se një ministër i rëndësishëm për pak sa nuk ka thyer këmbën, duke nxituar me çanta në shpinë për ti larguar nga banesa. Shikoni cili ministër çalon sot dhe e gjeni se cili është, pasi sa nuk theu këmbën…
A.N.