Topalli: Ndodhemi në fazë kritike, pa opozitë dhe qeverisje…

Ish-nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli, përmes një postimi në rrjet ka ururar 22 marsin, e cila shënon ditën e zgjedhje të para pluraliste në Shqipëri. Topalli shkruan se sot 26 vite më pas vendi ndodhet në një fazë kritike. “Brenda PD, forcës politike që solli votën e lirë, sot nuk ka më zgjedhje, nuk ka më forume, nuk ka më statut, nuk ka më debat.. të gjitha janë farsë! Dhe kjo është vetëm njëra anë. Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetëm të djathtën , por opozitën si garancinë kryesore të qytetarëve për t’i dalë zot lirive si dhe të drejtave të tyre ekonomike, politike e sociale”, shkruan ndër të tjera ish-kryetarja e Kuvendit.

Komenti i Jozefina Topallit

Gezuar 22 Marsin, diten e triumfit te demokracisë. 26 vite me pare Partia Demokratike fitoi mbi regjimin me te eger diktatorial te EH. 26 vjet me pare, shqiptaret vendosen te nisin udhetimin e tyre drejt lirise, shpreses dhe integrimit te tyre me perendimin. Ata ia dolen te liberalizojne vizat, te behen anetare te Natos, te CoE, te OSBE si dhe te behen anetare kandidat te BE.

Por pas 26 vitesh vendi ndodhet serish ne nje faze kritike : pa qeverisje dhe pa opozite. Pas 26 vitesh shqiptaret po largohen nga shtepite e tyre sepse ata nuk shohin drite ne fund te tunelit; As ne kohet e pushtimeve, shqiptaret nuk kane ikur ne keta permasa si sot; Pas 26 vitesh vendi yne permendet me shume per drogen dhe hashashin se sa per bukurine e natyres se saj apo per studentet dhe artistet shqiptare qe shkelqejne kudo;

Pas 26 vjetesh ne rreshtohemi si vendi me popullsine me te pa lumtur, gje qe nuk ka ndodh as ne ditet me te veshtira; rreshtohemi si vend shume i korruptuar, por mbi te gjitha si vend ku varferia e mjerimi jane shumefishuar dhe rinia eshte pa te ardhme; si vendi ku pasuria eshte perqendruar ne pak duar dhe ku vendimet politike nuk i marrin forcat politike, por vetem 4-5 titullare.

Sikur te gjitha keta te mos mjaftonin , ne vendin tone demokracia eshte ne rrezik. Brenda PD, forces politike qe solli voten e lire, sot nuk ka me zgjedhje, nuk ka me forume, nuk ka me statut, nuk ka me debat.. te gjitha jane farse!

Dhe kjo eshte vetem njera ane. Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetem te djathten , por opoziten si garancine kryesore te qytetareve per t’i dle zot lirive si dhe te drejtave te tyre ekonomike, politike e sociale. Pas 26 vitesh Lulzim Basha kerkoi shfuqizimin e 20 Shkurtit, dates se rrezimit te shtatores se diktatorit;

Pas reagimeve te forta Projetligji u terhoq, me justifikime tamam si dikur; ku njeri bente autokritike te thelle (si dikur ne plenume), ndersa LB si gjithmone nuk dinte asgje, dhe i habitur per cfare po degjonte, tamam si Pal Vata kur thoshte: ”Pasha t’madhin zot, unë e Enveri s’dimë gja, ne pastë ba Mehmeti, me krye të vet!”.

Sot me shume se kurre shqiptaret duhet te bejne nje reforme te thelle te forcave politike qe ata te mos mbeten si prone e titullarit ; Sot me shume se kurre interesi publik kerkon qe LB te beje transparence per burimet, kanalet e parave te lobimit; Demokratet duhet te ngrihen per t’i dale zot femijeve te tyre, familjes se tyre, partise se tyre, vendit te tyre;

SHKARKO APP