Trafikonin drogë në Leçe, dy shqiptarë arrestohen me 217 kg marijuanë
Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane ka sjellë në kapjen dhe sekuestrimin e një sasie prej 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë në zonën e Leçes.
Policia e Shtetit shqiptar thotë se në pranga për posedim të lëndës narkotike janë vënë dy shtetas shqiptarë me banim në Itali.
“Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali, policisë italianë (shërbimit antidrogë, Policisë së Kufirit të Zonës 9 dhe Guardia di Finanza të Pulias), u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale B. K. 37 vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali”, sqaron policia.
Autoritetet shqiptare dhe ato italiane po hetojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.