Tragjedi në Brazil, vdes futbollisti 17-vjeçar në fushë

 Leonardo de Paula Oliveira, mbrojtës i skuadrës së 17-vjeçarëve të Inter de Lages, u nda nga jeta, pas një përplasje të dhunshme në ajër me një kundërshtar, në ndeshjen kundër Metropolitano de Blumenau. Episodi i rëndë u regjistrua në kampionatin shtetëror Under-20 të Santa Catarina. 17-vjeçari Leonardo u transportua me urgjencë në spitalin e Santa Isabel, por kjo nuk mjaftoi. Pavarësisht betejës së mjekëve, që për 80 minuta tentuan t'i jepndi ndihmën e parë, djaloshi u nda nga jeta.

“Është një tragjedi e madhe”, tha zv.presidenti i klubit të Inter de Lages pas kësaj ngjarje.

Patrick Kruz, presidenti i skuadrës deklaroi: “Jemi të trishtuar për këtë tragjedi. Djaloshi ishte rritur në klubin tonë”.

Të gjitha klubet braziliane janë solidarizuar me familjen e të riut, për të cilin loja më e dashur rezultoi fatale. Ndërkohë, tifozët dhe skuadra zhvillua homazhe në nder të futbollistit 17-vjeçar.

Vdekja e Leonardo de Paula Oliveira rikthen në memorie episode të tjerë, të ndodhur së fundmi. Gjithmonë në Amerikën Latine, por këtë herë në Argjentinë, 27-vjeçari Cristian Gomez i Atletico Paranà u ndje keq në fushë dhe u shemb në tokë. Pak javë më parë, ishte Gregory Mertens i Lokeren që humbi jetën gjatë një ndeshje të kampionatit belg, pas një problemi kardiak.

SHKARKO APP