Trajnimi i komisionerëve Zguri u jep porositë ekspertëve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë pjesë e tryezë së trajnimeve të komisionerëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kreu i KQZ Klement Zguri dha mesazhet e tij trajnuesve të cilëve u kërkoi angazhim të plotë për të bërë të mundur që komisionerët të jenë profesional gjatë procesit të administrimit të zgjedhjeve ndërsa u kujtoi atyre se mungesa e njohurive apo ndryshimi i komisionerëve ndër vite e ka vështirësuar këtë proces.

Ky takim u zhvillua pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbledhje në të cilën u debatua rreth ndryshimit të një QV në Durrës ndërsa u kërkua që banderolat apo shtabet elektorale të jenë larg qendrave të votimit në përputhje me ligjin zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajnimi profesional i komisionerëve konsiderohet një moment i rëndësishëm për mirë administrimin e procesit zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër kryetari i KQZ Klement Zguri ka dhënë porositë e tij për trajnuesit, të cilëve u ka kërkuar angazhim maksimal për të bërë të mundur që komisionerët të jenë sa më profesionalë në këto zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?