Trajnimi i trurit me lojra elektronike në shtëpi është humbje kohe
Studimi i fundit zbuloi se vetëm trajnimi me lojra të luajtura në shtëpi nuk ka asnjë efekt i dobishëm.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se këto lojëra mund të ulin rrezikun e dementia
Profesor Michael Valenzuela, studimi i të cilit është botuar në revistën PLoS Medicine, tha se “Rezultatet tona japin një mesazh të rëndësishëm për publikun.
Ato tregojnë se trajnimi i trurit mund të përmirësojë aktivitetin tek njerëzit më të vjetër, por produktet komerciale të nxitura për përdorim në trajnimin në shtëpi nuk punojnë. Ka mënyra më të mira për të shpenzuar kohën dhe paratë tuaja”.
Studime të mëparshme nga psikologë të ” London Metropolitan University” treguan se vetem 15 minuta në ditë trajnim me ushtrime për trurin tuaj, mund të çojnë në rritjen e qelizave të reja të trurit dhe ndihmojnë në problemet me kujtesën.