Transferimi i parave nëpërmjet MoneyGram, tani edhe në Alpha Bank Albania

Me 38 vendndodhje të reja, MoneyGram pozicionohet tashmë si lider në shërbimin e transferimit të parave në Shqipëri

MoneyGram (NASDAQ: MGI), njoftoi sot se shërbimet e veta janë tani të aplikueshme edhe pranë degëve të Alpha Bank Albania në të gjithë vendin.

“Bashkëpunimi me Alpha Bank Albania është një hap i mëtejshëm në zgjerimin e aksesit ndaj shërbimeve tona në Shqipëri. Me më shumë se 500 pika shërbimi në të gjithë vendin, transferta të shpejta dhe të sigurta parash nëpërmjet MoneyGram, janë tashmë të mundshme dhe vetëm një hap larg”, tha Richard Meredith, Drejtor i Lartë Rajonal i MoneyGram për Europën Juglindore. “Shërbimet e transfertave të parave janë veçanërisht të rëndësishme në ekonominë e sotme globale, meqënëse remitancat vazhdojnë të jenë një burim i jashtëm i rëndësishëm për ekonominë shqiptare” shtoi ai.

“Ofrimi i shërbimittë transferimit të parave nëpërmjet MoneyGramështë një zhvillim i rëndësishëm në gamën e shërbimeve që Alpha Bank Albania ofron në treg. Ky bashkëpunim pasqyron angazhimin tonë në ndërtimin e marrëdhënieve strategjike që sjellin zgjidhje financiare inovatore në jetëte klientëve,duke ofruarshërbime bankare me standarde të nivelit të lartë” tha z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania. “Marrëdhënia jonë me MoneyGram na lejon t’u ofrojmë klientëve tanë një shërbim të besueshëm dhe me vlerë për nevojat e tyre të përditshme financiare” shtoi ai.

“Me 38 degë të Alpha Bank Albania në Shqipëri, MoneyGram do t’i bëjë transfertat e parave më të lehta dhe më të shpejta për klientët që duan të lidhen me dashurit e tyre”, tha Radu Pojoga, Drejtori Rajonal i MoneyGram për Ballkanin. “MoneyGram është krenar për rolin që luan duke u dhënë mundësinë familjeve të paguajnë për nevoja thelbësore apoemergjente, për të hapur një biznes ose për t’i ndihmuar ata të festojnë raste të veçanta” shtoi z. Pojoga.

Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, gjatë vitit 2015, 1.09 miliardë dollarë hynë në Shqipëri nëpërmjetremitancave, që përbën 8.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Vendet kryesore dërguese ishin Greqia (480 milionë dollarë), Italia (393 milionë dollarë), SHBA (81 milionë dollarë) dhe Gjermania (39 milionë dollarë).

Mbi MoneyGram International

MoneyGram është një ofrues inovativ ndërkombëtar për transferta parash dhe shërbime pagesash dhe është i njohur në të gjithë botënsi një ndërmjetësfinanciar përmiqtëdhe familjen. Nëpërmjet shërbimitonline, shërbimit celular, në një dyqan ose në njëpikë shitje, ne bashkojmëkonsumatorët, në mënyrën më të përshtatshme për ta. Gjithashtu, ne ofrojmë shërbimin e pagesave të faturave, lëshojmë urdhër pagesa si dhe kryejmë shërbimin e kontrolleve zyrtare në vende specifike . Informacion më i gjerë mbi MoneyGram mund të gjendet në adresën elektronike:www.moneygram.com.

Mbi Alpha Bank Albania

Alpha Bank Albania operon në vend që prej vitit 1998 dhe është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënënjë pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me shumicë, siedhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe për korporata. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 244 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 54 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe 1 200 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

SHKARKO APP