Transformohen hapësirat e UBT, Veliaj: “Ecim para me punë”(FOTO)

Universiteti Bujqësor i Tiranës është një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend dhe si i tillë meriton edhe ambiente dhe kushte dinjitoze që i përgjigjen rëndësisë së tij.

Ndaj pas prishjes së ndërtimeve pa leje, tashmë Bashkia e Tiranës ka nisur punën rikonstruksionin e hapësirave të jashtme të këtij universiteti, përfshi rrugicat, trotuaret, lulishtet, ndriçimin etj. Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që ka publikuar disa nga fotot e transformimit që po pëson kjo hapësir e dijes.

“Pothuajse gati rehabilitimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Pak nga pak po e marrin veten dhe hapësirat publike akademike. Ecim para me punë, kjo e ndihmon qytetin tonë! Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?