Transportet: Ja e vërteta e rritjes së çmimit të kolaudimit

Në lidhje me publikimet për rritje të çmimit të shërbimeve të kolaudimit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka përgatitur sot një njoftim të posaçëm shtypi.

Sipas tij, më datë 13 maj 2016, kompania “SGS”, që ka koncesionin e shërbimi të kolaudimit të automjeteve, ka dorëzuar një kërkesë për të rishikuar tarifat e kontrollit me 6,7 %, rreth 200 lekë.

“Kërkesa bazohet në pikën 8.2.2 të kontratës koncesionare të vitit 2009, që parashikon rishikim të tarifave çdo 3 vjet, për të reflektuar rritjen e normës së inflacionit.

Ministria e Transportit pas kësaj kërkese ka ngritur menjëherë një grup pune, i cili shqyrtoi kërkesën e “SGS”. Grupi I punës e vlerësoi si të parakohshme këtë kërkesë. Periudha kur palët sipas kontratës duhet të diskutojnë për tarifat bazuar në pikën 8.2.2 të kontratës, është Shtatori I vitit 2016”, sqaron dikasteri i MTI-së.

SHKARKO APP