Trauma dhe Kirurgjia Emergjente, Dogjani: Unifikim i shërbimit dhe manaxhim në të gjitha nivelet

Unifikimi i shërbimit të traumës si dhe menaxhimi i saj në të gjitha nivelet. Këto janë dy nga problematikat më kryesore me të cilën hasen profesionistë që merren me trajtimin e traumës sipas Prof.Asc.Dr Agron Dogjani.

Në Tiranë është organizuar konferenca e parë vjetore  e traumës dhe kirurgjisë emergjente e cila ka si qëllim që  të nxjerr në pah jo vetëm arritjet e këtij sektori  por edhe vështirësitë dhe sfidat për të ardhmen.

Organizimi i Konferencës së parë të Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente është një bashkëpunim i Universitetit Mjekësor të Tiranës, Fakultetit të Mjekësisë, Universitetit “Aleksander Xhuvani ” Elbasan, ministrive përkatëse dhe shoqatave të përfshira.

Ndërkohë që pjesë e kësaj konference  ishin  14 lektorë të huaj nga ShBA, Austria, Italia, Greqia, Rumania, Slovenia, Turqia, Katari, Kosova dhe Maqedonia  të cilët  ndanë experiencat e tyre me auditorin.

Sa i përket trajtimit të traumës në projketbuxhetin e vitit 2018 është parashikuar që Ministria e Mbrojtjes të ketë një fond prej 869 mijë lekë për mbështetjen shëndetësore ndërsa nga Ministria  e Shëndetësisë do të përdoren mbi 578 mijë lekë për Shërbimin Kombëtar të Urgjencës.

SHKARKO APP