Tre astronautë u kthyen në Tokë pas 172 ditësh

Një austronaut amerikan dhe dy konsmonautë rusë të anijes Soyuz kanë përfunduar misionin 172 ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe kanë zbritur me sukses në Kazakistan.

Komandanti i stacionit, Jeff Williams nga SHBA dhe inxhinerët e fluturimit Alexey Ovachinin dhe Oleg Skripocheka, ishin nisur nga kapsula Soyuz orë më parë, përpara se të mbërrinin në Zhezkazgan të Kazakistanit, në orën 7 sipas kohës lokale.

“Sigurisht që do të më mungojë kjo pamje”, ka shkruar në Twitter William, në mbishkrimin e fotografisë së postuar ku shfaqet lindja e diellit jashtë planetit.

Willaim, 58-vjeçar, që u kthye në Tokë, gjatë gjithë karrierës së tij ka qëndruar në hapësirë 534 ditë.

Kjo është periudha më e gjatë e kaluar në hapësirë nga ndonjë astronaut amerikan, pasi shumë kosmonautë rusë kanë qëndruar në hapësirë për një kohë edhe më të gjatë.

SHKARKO APP