Tre ide për të kapur flokët në plazh

Bisht, por jo vetëm, në plazh flokët mund të rregullohen me xhel ose gërsheta. Ekspertët japin disa ide mbi modelet praktike dhe të thjeshta për tu bërë në plazh, bishti, gërsheti dhe flokët të hedhur pas. “Janë praktikë, dhe përshtaten me të gjitha stilet”, thonë ata.

Bisht-Ndryshe nga kohët e hershme ku modeli i kapjes bisht të flokëve ishte disi “shtëpiak”, këtë stinë bishti i flokut po jeton një moment të artë pasi ka qënë në pasarela në tapetin e kuq për raste të mëdha.

Me xhel-Komode, praktike dhe e shpejtë: kjo zgjedhje është pa dyshim më e shpejtë dhe më e përshtatshme, pasi në momenti që i çon të gjithë flokun mbrapsht je e lirë t’i kapësh flokët si të duash. Mos nënvlerësoni faktin që është perfekt si për flokun e gjatë, qoftë dhe për atë të shkurtër apo me balluke të krehur si në stilet e viteve ’50.

Gërsheti-Gërshetat na pëlqejnë shumë. Ekspertët thonë se favori i tyre është se të japin kënaqësi, ndërsa vështirësia është se nuk mund të bëhen të gjitha vetë.

SHKARKO APP