Tre shenjat e infeksionit të veshkave dhe rrugët urinare që nuk duhet të injorohen

Shumë njerëz mendojnë se mund të trajtojnë infeksionet urinare me vetëm një lëng boronice. Kjo metodë funksionon në disa raste, kur infeksionet janë të lehta, megjithatë ekspertët sugjerojnë që të konsultoheni me mjekun paraprakisht, pasi mund të vini veten në rrezik për zhvillimin e infeksionit të veshkave.

“Infeksionet e veshkave shkaktohen nga një bakter që nis në fshikëzën e urinës si një infeksion i lehtë i traktit urinar, si infeksioni i fshikëzës”, thotë dr. Fara Bellows, urologe tek Qendra Mjekësore Wexner tek Universiteti Shtetëror i Ohajos.

“Nëse ky bakter vazhdon të përhapet, mund të shkaktojë infeksion të veshkave”.

Dhe në komunitetin e mjekësisë, infeksionet e veshkave, të njohur si “pyelonefriti”, nuk neglizhohen asnjëherë, shkruan “shëndeti”.

“Është një infeksion i rëndë i këtij organi, prandaj njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje”, thotë urologu David Kaufman, në Parkun Qendror të Urologjisë në Nju Jork.

“Mos mendoni për asnjë moment se këta pacientë nuk janë të sëmurë”. “Nëse infeksionet e fshikëzës mund të shkaktojnë parehati, ato veshkave mund të jenë vdekjeprurëse”.

Infeksionet e fshikëzës zakonisht shkaktojnë një ndjesi djegieje kur urinoni, urinim të shpeshtë dhe në pak raste edhe gjak në urinë. Ndërsa infeksionet e veshkave mund të shkaktojnë dhimbje të shpinës, temperaturë, të dridhura, dhe simptomat e infeksionit të fshikëzës.

Nëse lihen pa trajtuar, infeksionet e veshkave mund të përhapen në gjak, duke ju rrezikuar kështu jetën. Prandaj, mos u përpiqni të trajtoni vetë infeksionet e traktit urinar pa u konsultuar më pakë me mjekun. Ju vetëm do ta përkeqësoni gjendjen dhe do të vendosni veten në rrezik nga infeksioni i veshkave.

SHKARKO APP